Kryetari i bashkisë Dibër, Dionis Imeraj u shpreh se në minierën e Balgjajt ka një shembje masive. Disa orë më parë, u dha alarmi për zhdukjen e tre punëtorëve që dyshohej së ishin bllokuar në minierë. Tashmë, sipas detajeve të reja njëri prej tyre mësohet se ka ndërruar jetë. Të afërm, familjarë e miq të tre punëtorëve janë mbledhur në dhomën ku bëhet ndërrimi, dhe me sendet personale të minatorëve në duar, presin ndonjë lajm për dy të tjerët. Grupet e avari shpëtimi vijojnë kërkimet, ende nuk ka gjurmë për dy të tjerët.
Vijon...