JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dibër/ Tre persona humbin kontaktet me familjarët, dyshohet se janë bllokuar në minierë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28/10/2020 22:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një inixhinier miniere dhe dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, kanë humbur kontaktet me familjarët. Shtetasi me iniciale S. H., gjatë ditës së sotme rreth orës 18:15, ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij me iniciale I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, kanë humbur kontaktet me familjen.

Ndërkohë, Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit. Burime bejnë me dije se janë njoftuar grupet e shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.