JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Studiuesi i famshëm Skënder Gjinushi do zbulojë vaksinën kundër Koronës! Rilindja i jep 46 MILIONË Lekë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28/10/2020 22:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme qeveria ka miratuar një shtesë fondi prej 46 milionë lekësh të vjetra për buxhetin e Akademisë së Shkencave për vitin 2020, i cili do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me COVID-19 i cili tashmë është përhapur në mbarë botën. Efekti financiar prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Vendimi i plotë:

Një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2020, miratuar për Akademinë e Shkencave. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936/2016, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, i shtohet fondi prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me COVID-19. Efekti financiar prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ky vendim ka ardhur me siguri pasi studiuesi i famshëm me famë botërore në krye të ASH, Skënder Gjinushi ka bindur Rilindjen se do zbulojë vaksinën kundër Koronavirusit dhe ata i kanë akorduar 46 MILIONË LEKË nga taksat tona. Shpresojmë që studiuesit Gjinushi t'i bëjnë mirë lekët tona dhe t'i shërojë të gjithë të prekurit me COVID!