Gjatë ditës së sotme emsioni “Për’Puthen” prezantoi padyshim një nga puntatat më të “zhurmshme”. Gjatë debateve në studio, Berati vendosi të largohej nga emisioni. Shkak i dorëheqjes së tij, është bërë largimi i Shqipes. Sipas Beratit, largimi i saj duket i pakuptimtë. Ndër të tjera, Berati theksoi se në emision kishte aplikuar vetëm prej Shqipes, pasi synonte të ishte çift me të.
Ky veprim i djalit simpatik, solli shumë komente në studio. Konkretisht Ana ishte ajo e cila, replikoi pas vendimit të Beratit, duke e cilësuar bukuroshin nga Kosova, si njeri me “pesë fytyra”. Këtë akuzë, Ana e argumentoi me faktin se Berati jashtë kamerave i kishte thënë Anës se e preferuara e tij kishte qenë ajo dhe se kishte thënë emrin e Shqipes “kot”.
Debati mes Anës dhe Beratit:
Ana: Më vjen keq që pikërisht ti ngre zërin për të tilla gjëra për të mbuluar veten. Ditën që ka ardhur këtu, kur kemi dalë jashtë më ka thënë “Ana e preferuara ime ishe ti, por meqë mu drejtua Shqipja, u detyrova të them emrin e saj. Për pjesën e hienave, i bie të jetë hiena e parë. Nëse Graciano iku se ishte biseksual, ti je më shumë se biseksual, je gay, dhe e dimë të gjithë.
Berati: Më thirr një natë dhe ta vërtetoj
Ana: S’ka nevojë, nëse do fakte t’i sjellë
Berati: Po mi sill
Ana: Ngriti zërin aq shumë për të mbuluar veten se është gay. Më kanë ardhur zëra pa fund. Kam video me personazhe të tjerë
Berati: Ma vërteto
Ana: Unë kam fakte