Korçë/ Gjuetia e paligjshme “masakron” thëllëzat e malit, autoritetet shtetërore shfaqin indiferentizëm

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.10.2020, 19:25

Gjuetia e paligjshme është kthyer në një fenomen tepër të shëmtuar në vendin tonë. Pavarsisht thirrjeve për stopim të kësaj masakre, situata e vrasjes së kafshëve nuk ka ndryshuar ende. Ky skandal është vërejtur edhe në malin e Korçës, teksa përmes një video shihet gjuetia e thëllëzës së malit. Edhe pse është një aktivitet kriminal, si duket instancat përkatëse kundër këtij fenomeni kanë bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh.

Thëllëza e malit (Alectoris graeca graeca) është një lloj autokton i trojeve tona. Për shkak të ndryshimeve demografike e për pasojë dhe të praktikave bujqësore në habitatet e saj, në disa zona, popullata e saj është pakësuar, e në disa të tjera ku popullata ka qenë e qëndrueshme, po dëshmohet mungesa e plotë e këtij lloji.⁣ Ndërkohë pas kësaj video shihet se fjala gjueti ka marrë tjetër rrjedhë, ndërsa vë në dukje një mungesë të theksuar respekti ndaj gjahut.

View this post on Instagram

Gjuetia e paligjshme: Vriten masivisht individët e thëllëzës së malit në Korçë⁣ ⁣ Pavarësisht thirrjeve të organizatave mjedisore, situata e vrasjes dhe tregtimit të jetës së egër në Shqipëri nuk ka ndryshuar. Duket sikur autoritetet shtetërore i kanë mbyllur sytë ndaj këtyre aktiviteteve.⁣ ⁣ Thëllëza e malit (Alectoris graeca graeca) është një lloj autokton i trojeve tona. Për shkak të ndryshimeve demografike e për pasojë dhe të praktikave bujqësore në habitatet e saj, në disa zona, popullata e saj është pakësuar, e në disa të tjera ku popullata ka qenë e qëndrueshme, po dëshmohet mungesa e plotë e këtij lloji.⁣ ⁣ Përveç faktit se jemi në moratorium të plotë gjuetie, shifra të tilla, si këto 13 thëllëza të vrara, janë të papranueshme për gjuetinë e thëllëzës së malit. Kjo, në planin e gjuetisë së qëndrueshme, konservimit të llojit dhe duke marrë parasysh problemet me ndryshimin e habitateve. Gjuetia për qëllime rekreative e sportive nuk mund të përçojë këto pamje ku tregohet një mungesë e theksuar respekti ndaj gjahut, apo edhe llojit duke marrë parasysh shifrat në video.⁣ ⁣ Kërkesa mbi rishikimin e ligjit të gjuetisë si një mjet për të adresuar të gjitha problematikat dhe paqartësitë, po ashtu dhe krijimi i Këshillit Kombëtar të Faunës, mbeten prioritare dhe një thirrje e vazhdueshme e organizatës sonë kundrejt autoriteteve.⁣ ⁣ —————–⁣ ⁣ Poaching in Albania: Individuals of rock partridge illegally killed⁣ ⁣ Despite our constant calls, the situation of illegal poaching and trading of wildlife in Albania remains unresolved. It seems like Albanian authorities are blind before such actions. Please see the link in bio. @euronaturorg

A post shared by PPNEA (@ppnea) on

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit