Ditët e fundit, redaksia e JOQ Albania ka bërë publike disa raste SKANDALOZE, ku policia e Lleshit përgjonte median tonë, por edhe qytetarët shqiptarë që komentonin kundër politikave qeveritare të dështuara. Rreth një vit më parë, bllokimi i domain-it joqalbania.com, erdhi si pasojë e "zhveshjes" së propagandës politike gjatë periudhës së tërmetit, ku njerëzit gjendeshin nën gërmadha dhe kërkonin të gjithë vëmendjen e instancave shtetërore, qeveria ecte me synimin të bllokonte faqet që e kritikonin për keqmenaxhimin e situatës.
Ditën e nesërme në orën 16:00, në Ditën Ndërkombëtare të Internetit zhvillohet një protestë para AKEP, kundër censurës mediatike. Censura ndaj mediave opozitare në vend ka kapur nivele të frikshme. Kjo ditë shënon lirinë e mediave online, liri e cila për median tonë opozitare-kritike ndaj qeverisë u privua. Vitet e fundit ju keni pasur nevojë për ndihmën tonë, sot kemi nevojë ne për ju! Presim ata/ pak shqiptarë patriotë që kanë mbetur ende në Shqipëri.