JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Grekët krenohen me ekstremistin Kacifas, gazetari kujton vrasjet e 97 shqiptarëve: Ne kemi heronjtë tanë që u ekzekutuan me bukë dhe jo armë!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28/10/2020 18:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E ndërsa Greqia zhvillon homazhe në nder të kujtimit të ekstremistit Kacifas, i cili u vra nga policia shqiptare pasi qelloi me armë kundrejt tyre, gazetari Shpëtim Zinxhira, ka sjell në vëmendje 97 heronjtë shqiptarë që u ekzekutuan në mënyrë brutale nga autoritetet greke. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Zinxhira thekson në post ekzekutimin makabër të dy të rinjëve 13 dhe 14 vjeç, të cilët u vranë teksa po lëviznin me bukë në trastë dhe jo me armë në dorë.

Shpëtim Zinxhira ka shkruar:

Ne kemi heronjtë tanë 13-14 vjeçarë që në kurriz me bukë në trastë u VRANË nga policë greke Nëse Greqia krenohet me heronjë e saj, me ekstremistët që vriten me armë në dorë nga policia shqiptare, si rasti i 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas, që për Greqinë është krenaria e tyre le ta gëzojnë. Por, ne kemi heronjtë tanë 14 vjeçarë të vrarë nga policia greke që u vranë pa armë por me bukë në trastë, pasi kerkonin një jetë më të mire në vendin fqinjë. Çdo vend ka heronjtë e vet edhe pse janë ekstremistë edhe pse vriten me armë në dorë. Këta dy fëmijë të pafajshëm janë midis 97 shqiptarve të vrarë nga policë grekë, u vranë pa armë... Erion Qosja është një nga 97 të vrarët nga policia greke, por fatkeqësisht u la në haresë nga shteti shqiptar. Ai u vra më 8/02/1997 nga policia pasi kaloi kufirin dhe u hodh po nga ata në një kanal, por u gjend rastësisht nga një kalimtar. Asnjë hetim nga Drejtësia greke, asnjë fjalë nga shteti shqiptar. Edmond Gjoni nga Bubullima e Lushnjes, i cili u vra më 26 prill 2000 nga roja në burgun Avlona të Athinës. U vra se kërkonte ujë...! Djali shqiptar 18-vjeçar u vra pa armë në dorë... Ai u vra pasi me shokët e tij kërkonin kushte të mira, kërkonin ujë të ngrohtë që të laheshin. Ai u vra brenda territorit të burgut të fëmijëve. Ishte një plumb i leshuar nga roja e kullës që i mori jeten këtij fëmijë. Nuk ka asnjë krahasim me heroin grek. Por…mungon shteti shqiptar.