JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tiranë/ Rruga në Shkozë jashtë funksionit, banorët ankohen për një sërë problemesh
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28/10/2020 17:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndonëse po hidhen miliarda për infrastrukturën, rrugët ndodhen sërish në gjendje skandaloze. Konkretisht rruga e “Shkretëve” në Shkozë është një rrugë që prej 20 vitesh nuk ka marrë asnjë investim nga pushteti vendor. Në lagje jetojnë rreth 500 familje që prej vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës. Është gati 2 km rrugë që vështirson jo vetëm jetën e banorëve të zonës

Sipas banorëve premtimet për zgjidhjen e problemit kanë qenë të shumta, por asnjë fjalë nuk është zbatuar deri tani. Po ashtu banorët ankohen se fëmijëve u mungon edhe një park për të luajtur. Ndërkohë kryeplaku i lagjes i cili është edhe anëtar i PS, kërcënon se nëse nuk do të merren masa për shtrimin e rrugës, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të votohet.