JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pas humbjes së fëmijës publikon fotot e dhimbshme, modelja: Kisha nevojë ta ndaja këtë histori!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28/10/2020 16:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Modelja Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj John Legend, nuk arritën që të shijonin fëmijën e tretë. Pas humbjes së foshnjes së palindur, çifti publikuan momentin e dhimbshëm. Me anë të një fotoje Teigen shihet e trishtuar për këtë humbje të madhe.

Arsyeja e humbjes së foshnjes ka qenë hemoragjia dhe komplikacionet e shtatzanisë së Teigen. Kjo e fundit ishte në pritje të një vogëlushi të cilit i kishte vendosur emrin Jack. Pas publikimit të fotos ku shihej e trishtuar, ajo është kritikuar jashtëzakonisht shumë nga publiku, por për këta të fundit modelja ka pasur një kundërpërgjigjie.

Chrissy Teigen deklaroi:

Unë e dija që do të ndodhte. Pas epidurialit, do të lindja një bebe 20 javësh, një djalë që do të mbijetonte (ju lutem, më falni për këto terma të thjeshtë). Unë kam qëndruar e shtrirë në shtrat për më shumë se një muaj, duke u përpjekur ta çoja bebin në 28 javë. Gjakderdhja ime nuk po ndalonte. Pas disa netëve në spital, mjeku më tha se ishte koha për t’i thënë lamtumirë. Për një moment shpërtheva në lot, mezi merrja frymë nga trishtimi i thellë. Edhe teksa shkruaj këtë, e ndiej dhimbjen sërish. M’u vendos oksigjeni në hundë dhe gojë dhe atje u realizua fotoja e parë që patë. I thashë John-it, i cili po hezitonte, se më duheshin ato foto pa qenë nevoja që t’i shpjegoja pse. Ai thjesht duhet t’i bënte. Ai nuk e donte këtë gjë, pasi për të nuk kishte më kuptim, por unë doja ta kujtoja atë moment gjithmonë, ashtu si kujtoj puthjen tonë të parë në fund të korridorit pasi lindi Luna dhe Miles Nuk e shpreh dot se sa pak më intereson fakti që ju i urreni fotot. Unë zgjodha t’i bëj dhe këto foto nuk janë për këdo, por për njerëzit që e kanë jetuar këtë përvojë ose janë mjaftueshëm kuriozë që të dinë për këtë gjë. Këto foto janë vetëm për njerëzit që kanë nevojë për to. Mendimet e të tjerëve nuk kanë rëndësi për mua.

Burimi: BBC news/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA