Kundër censurës mediatike! Nesër protestë në orën 16:00 para AKEP

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.10.2020, 16:11

Prej 11 muajsh AKEP ka bllokuar domainin www.joqalbania.al dhe arkivin e saj. Ndërkohë prej disa ditësh kemi bërë publike përgjimet që policia e shtetit bënte gjatë tërmetit të nëntorit, me qëllim identifikimin e përhapësve të lajmeve të rreme dhe panikut në popull. Në lidhje me këtë po flet edhe avokati Altin Goxhaj, i cili bën thirrje për protestë ditën e nesërme përballë AKEP në orën 16:00. Qëllimi është reagimi kundër censurës dhe përgjimeve online. Ai i është drejtuar gjithashtu me një peticion online institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për lirinë e shprehjes. Gjatë një lidhjeje direkte me JOQ Albania, Altin Goxhaj foli në lidhje me publikimin e përgjimeve nga Policia e Shtetit, ku kjo e fundit ruante komentusit, përfshirë edhe atë vetë.

Goxhaj theksoi faktin se AKEP ka bllokuar domainin www.joqalbania.al dhe giithë serverin. Bllokimi ka ardhur pa asnjë ligj dhe vendim të posaçëm gjykate. Ndërkohë i gjithë aksioni i ruajtjes dhe mbledhjes së informacionit është bërë nëpërmjet një profili fake, me emrin "Landa", që në fakt rezulton të jetë një punonjëse e policisë e quajtur Gjenovefa Budo. Avokati u shpreh se është skandalizuar në momentin kur ka parë dosjen e përgjimeve të policisë, në një procesverbal prej 30 faqesh. Gjithashtu sipas tij, kjo është e jashtëligjshme pasi përgjimi i personave mund të bëhet vetëm në rast kur dyshohen për aktivitete kriminale. Denoncimi i Goxhajt përmbledh një thirrje drejtuar ndërkombëtarëve, në lidhje me censurën që AKEP-i dhe Policia po ushtron ndaj mediave online.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit