JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mediat greke: Shqipëria po luan me Athinën, e ka ‘varrosur’ çështjen e Kacifas
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28/10/2020 15:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Populli grek vazhdon ende t'i bëjë jehonë ekstremistit Konstantinos Katsifas, i cili u ekzekutua nga RENEA dy vjet më parë në Bularat, pasi qëlloi mbi policinë. Edhe pse kanë kaluar dy vite, mediat fqinje shkruajnë se Shqipëria po e varros çështjen e tij, duke mos nxjerrë një raport përfundimtar mbi ekzekutimin. Sipas tyre, do ketë një ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Protothema shkruan:

35-vjeçari humbi jetën në rrethana të paqarta, në fshatin e tij, sepse mbrojti të drejtën e tij për të deklaruar me krenari origjinën e tij kombëtare dhe për të ngritur flamurin grek. Tirana po luan jo vetëm me familjen e viktimës, por edhe Athinën, e cila ka kërkuar në mënyrë të përsëritur përfundimin e hetimeve.

Sipas informacioneve, shtatorin e kaluar, kryeministri Kyriakos Mitsotakis i kishte kërkuar homologut të tij shqiptar gjatë vizitës së tij në Athinë, përfundimin e shpejtë të procedurave dhe lëshimin e një vendimi mbi vrasjen e Katsifas.

Burimi: Protothema| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania