Mbrëmjen e djeshme gazetarja Fatjona Mejdini deklaroi në studion e "Opinion" se Floresha Rasha e cila u kthye nga kampi Al-Hol, pasi shkoi me të shoqin Diamand Rasha, i cili mbeti i vrarë pak muaj më pas. Sipas gazetares, Floresha u martua më pas me Lavdrim Muhaxherin, me të cilin kishte dy prej fëmijëve. Ndërkohë kreu i Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, e kundërshtoi duke thënë se vetëm një prej fëmijëve është i Muhaxherit.
Debati në studio
Gledis Nano: Jo ai është vrarë më vonë.
Gledis Nano: Por të lutem, vetëm pa emra nëse ka mundësi, sepse duam ta riintegrojmë zonjën
Gledis Nano: Faleminderit që e thatë dhe që e dini si informacion.
Blendi Fevziu: Lavdrim Muhaxherit që kërcënonte, edhe ai është eliminuar apo jo?
Fatjona Mejdini: Në Qershor të 2017-s është deklaruar i vrarë. Ai konsiderohej si komandanti i shqiptarëve të ISIS nga Kaçaniku.
Blendi Fevziu: Gruaja është rimartuar pas vdekjes së burrit me Lavdrim Muhaxherin?
Fatjona Mejdini: Është rimartuar sipas ligjit të Sheriatit, pas vdekjes së burrit, është detyruar apo është martuar me dëshirë këtë nuk e di. Besohet, sepse vetëm gruaja e deklaron… Dokumenti që unë kam parë, një vetëdeklarim nga kampi në Janar të vitit 2019, gruaja deklaron si atësinë e fëmijëve, të dy fëmijëve që sot janë në Shqipëri, Lavdrim Muhaxherin.
Gledis Nano: Nuk është e vërtetë, e trajton informacionin në mënyrë nga më të ndryshmet. Një nga fëmijët është i atij zotërisë që ju përmendët, tjetri është me baba tjetër.
Fatjona Mejdini: Unë kështu e kam informacionin…
Gledis Nano: Unë prandaj kërkova një mirëkuptim që të mos përmenden emra se me kë ka qenë dhe kush ka qenë… të lutem tani, ne duam ta riintegrojmë dhe prandaj ka ardhur këtu.
Fatjona Mejdini: Jua thashë dhe njëherë, i nxorët aty…
Fatjona Mejdini: I nxorët me fotografi fëmijët…
Gledis Nano: Po nuk ka rëndësi tani me kë ka qenë e martuar kjo dhe kush e ka fëmijën.
Fatjona Mejdini: Kjo ka rëndësi sepse është dramë sociale. Sot vjehrri i saj ka dalë dhe ka thënë unë nuk e pranoj në shtëpi.
Gledis Nano: Po lëre më vjehrrin, se nuk do pyesim vjehrrin ne tani…