JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Na sillni në shtëpi, Siria nuk është shtëpia jonë”/ Kjo është lista me 61 fëmijët shqiptarë të mbetur në kampet siriane
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28/10/2020 14:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme u riatdhesuan 4 fëmijë dhe një grua nga kampi famëkeq i Al-Hol në Siri. Operacioni zgjati 5 javë dhe u mbyll me rikthimin në shtëpi të Floresha Rashës, tre fëmijëve të saj Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha si dhe 11 vjeçarit Endri Dumani. Ndërkohë, nga informacionet e pakta që kemi mësohet se janë 61 fëmijët shqiptarë në kamp, ndërsa janë kthyer vetëm 5 prej tyre tre fëmijët e Floresha Rashës, Endri Dumani dhe Alvin Berisha. 56 fëmijët e tjerë presin prej vitesh që autoritetet shqiptare të shkojnë t’i marrin dhe t’i shpëtojnë. Të njëjtën kërkesë bëjnë edhe familjarët e tyre, të cilët shpesh herë kanë dalë në protesta duke kërkuar riatdhesimin e fëmijëve.

Nga disa të dhëna, thuhet se propaganda brenda në kamp është shumë e fortë, çka shërben si shkak që gratë dhe fëmijët të kenë frikë të largohen pai mund të 'hiqen qafe'. Një rast i tillë ndodhi me Eva Dumanin, e cila refuzoi të kthehej në Shqipëri dhe zgjodhi të largonte vëllain nga kampi famëkeq.