JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E infektuar me COVID-19, humb jetën mësuesja në Prrenjas
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28/10/2020 12:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mësuese në Prrenjas ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Mësohet se ajo kishte disa ditë e infektuar. Mësuesja e muzikës, Irena Bajlozi, nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënua një numër i lartë viktimash, ku 7 persona humbën betejën me koronavirusin.

Kryebashkiakja e Prrenjasit ka shkruar:

E tronditur nga ikja e parakohshme, e mësueses sime të muzikës, Irena Bajlozi😥😥😪😥😭! Askush nga ne se mendonte se ky dreq Covid-i, do të merrte nga ne vajzën nga Prrenjasi, intelektualen, artisten me zemër të madhe..! Një jetë të tërë iu përkushtove edukimit të brezave, në Rrajcë, në Prrenjas dhe kudo në zonën tonë! Ke kaluar kaq shumë nxënës në duart e tua😭😭! Të qoftë dheu i lehtë😔, mësuesja ime e dashur😪😪! U prehsh në paqen e amëshueshme të Perëndisë..!