JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Protestat anti-qeveritare kundër masave Covid po zaptojnë Europën/ Taulant Balla: I kanë organizuar kriminelët
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28/10/2020 11:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga lëpirësit më të mëdhenj të Partisë Socialiste, Tao Balla, të cilin kryerilindasit e nxjerrin vetëm për të lëshuar ndonjë fjalë që populli të tallet me të, ka thënë sot perlën e radhës. Politikani që merret me shfarosjen e pyjeve dhe di vetëm çmimin e metër kubit të druve, ka komentuar së fundmi protestat që kanë pushtuar Europën kundër masave të koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, me një thjeshtësi që vetëm një Zot e di nga e gjen, Balla është shprehur se protestat janë organizuar nga kriminelët. Shembull ai ka marrë protestat në Itali, ku qeveria Conte ka shtrënguar masat dhe qytetarët në gjithë qytetet kanë dalë në protestë duke u përplasur me policinë.

Protestat janë më shumë të nxitura nga bizneset dhe të rinjtë, pasi ata janë personat që preken më shumë nga shtrëngimi i masave.

Mirëpo sipas Ballës, i cili ka cituar edhe një media, fajtorët e protestave janë kriminelët, që socialisti lëpirës i sheh shkaktarë kryesorë të tubimeve ku qytetarët e prekur kërkojnë të drejtat e tyre. Nuk dihet se me çfarë qëllimi Balla ka postuar këtë informacion, por ai e di shumë mirë që dhe në Shqipëri ka shumë kriminelë, por nuk nxisin protestat, pasi edhe po t'i nxisin qytetarët shqiptarë nuk e kanë në gjak ‘kulturën’ e të protestuarit ndaj padrejtësive.