JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gjeli luftarak vret oficerin e policisë, i pret arterien
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/10/2020 10:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Betejat e gjelave janë shumë popullore në Filipine. Megjithëse tani ato janë të ndaluara për shkak të përhapjes së virusit më parë këto përleshje lejoheshin në vende të caktuara. Gjelat e stërvitur quhen gjela luftarakë. Në këmbë atyre u lidhet një ganxhë e mprehtë me të cilën ‘luftojnë’.

Nje oficer policie është vrarë nga një gjel luftarak. Togeri Christine Bolok u godit nga një ganxhë e gjelit. Tehu i saj i mprehtë i preu kofshën e majtë, duke i dëmtuar arterien femore. Ai u dërgua në spital ku u shpall i vdekur. Drejtori i policisë tha se është hera e parë që humbet një oficer për shkak të një gjeli. Ndërsa një zyrtar i policisë tha se vdekja e oficerit ishte e pashpjegueshme dhe se ky ishte fati i tij i keq.

Burimi: Lenex Web| Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA