JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shqiptari që akuzohet për pornografi me fëmijë në mesin e 18 më të kërkuarve në Europë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/10/2020 9:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Europol ka nisur një fushatë dhe ka krijuar një faqe në internet me foto, detaje personale dhe informacione rreth veprave penale. Kjo fushatë është nisur fillimish në 18 vende të Europës por faqjja e webit e të arratisurve më të kërkuar të BE-së mund të shihet nga çdo vend.

Nesat Bego është emri i një shtetasi nga Kosova mes 18 dhunuesve seksualë më të kërkuar në Europë. Bego akuzohet se sulmoi seksualisht një fëmijë nën moshën 11-vjeçare në Luksemburg. Seanca gjyqësore u mbajt në dhjetor të vitit 2018, ai nuk ishte i pranishëm, por u dënua nga gjykata penale në Luksemburg me pesë vjet burg. Flitet se Bego mund është arratisur nga burgu.

Europol ka shpallur njoftimin se do të shpërndajë shpesh fotot e të kërkuarve përmes mediave në internet gjatë javëve të ardhshme dhe u bën apel të gjithëve që të raportojnë në polici ose në mënyrë anonime përmes faqes se webit.

Burimi: today.rtl.lu Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA