JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Plas sherri mes kushërinjve në Durrës, biznesmeni bën për spital 28-vjeçarin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 28/10/2020 9:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbremjen e djeshme në Sukth ka ndodhur një sherr për motive të dobëta, ku disa kushërinj janë konfliktuar mes tyre në ambientet e një lokali. Shtetasi A.L 39-vjeç, që është dhe pronar i lokalit, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin me inicialet L.L, 28-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin L. L., 28 vjeç, banues në Durrës. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi janë përfshirë në konfliktit me kushërinjtë e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.