JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kris arma! Gjirokastriti qëllon drejt 35-vjeçarit, largohet bashkë me shokun e tij
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28/10/2020 8:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një konflikt me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër. Mësohet se një person ka qëlluar në drejtim të një 35-vjeçari dhe është larguar me bashkëpuntorin e tij. Mësohet se nga të shtënat nuk ka të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia.

Shpallet në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij. Mbrëmjen e datës 27.10.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Ll. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër. Shtetasi B. Ll., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve B. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.