JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Lirohet francezi që braktisi jahtin në Shëngjin, mungesa e karburantit “e shpëton” nga trafikimi i drogës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/10/2020 8:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në datën 17 Tetor policia kufitare ka sekuestruar një velierë të braktisur në Patok. Një shtetas francez është shoqëruar për në polici mbrëmjen e djeshme por është lënë sërisht i lirë pas dëshmisë që ka dhënë. Në gjurmët e tij policia arriti nga dokumenti që gjeti në bordin e mjetit.

Shtetasi francez ka deklaruar:

Veliera është e imja. Kam qenë duke udhëtuar nga Greqia në Malin e Zi, ndalova për të takuar disa miq, pata probleme me karburantin dhe e lashë aty.

Veliera është ende e sekuestruar deri në përfundim të hetimit. Policia dhe prokuroria dyshojnë se mjeti mund të përdorej për tranportim të lëndëve narkotike. Këto dyshime fillimisht janë krijuar sepse në momentin që policia i është afruar velierës 2 anëtarët e ekuipazhit e braktisën duke u larguar me gomone.

Ka ende shumë pikpyetje në lidhje më këtë çështje, ashtu edhe me anëtarët e ekuipazhit të cilët u larguan me gomone. Ky ishte rasti i dytë brenda vitit, pasi edhe në Shtator u gjet një tjetër jaht i braktisur në portin e Shëngjinit.