JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shpëtuan bashkë me të ëmën nga kampi Al-Hol, dy fëmijët e kthyer janë të xhihadistit Lavdrim Muhaxheri
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28/10/2020 0:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme u bë i mundur shpëtimi i katër fëmijëve dhe një gruaje nga kampi Al-Hol. Ndërkohë mësohet se dy fëmijët e vegjël të lindur në Siri dhe që u kthyen në atdhe me nënën e tyre Floresha Rasha, janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit. Ishte kjo deklarata e gazetares Fatjona Mejdini në studion e "Opinion", e cila referuar një liste me emra të shkruar me dorë, rezulton se dy fëmijët e vegjël të Floreshës, janë fëmijët e terroristit famëkeq të ISIS, i 'eliminuar' disa vite më parë në Siri.

Floresha Rasha u largua më 16 janar 2013 në Siri, së bashku me të shoqin Diamant Rasha dhe djalin e mitur. Në vitin 2014 Diamanti u ekzekutua me snajper, ndërkohë që pas vdekjes së tij, ajo krijoi një tjetër raport brenda kampit, nga i cili erdhën në jetë dy fëmijët e tjerë.