JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Testi i ri i frymës do të zbulojë pacientët me COVID në një minutë, pa nevojën e tamponit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28/10/2020 0:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkencëtarët britanikë thonë se do të kenë gati së shpejti testin, që vetëm me anë të frymës dhe brenda në një minutë, mund të identifikojë njerëzit me Covid-19. Testi i ri do të përdorë frymën për të bërë dallimin mes Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera respiratore si asthma apo gripi i zakonshëm. Projekti i quajtur TOXI-Triage, kërkon shumë më pak ndërhyrje sesa dy mënyrat e njohura për detektimin e Covid-19, si ai i marrjes së mostrave të lëngut trupor ose tamponi.

Ndërkohë, kërkuesit janë shprehur se metoda e re do të përmirësonte eksperiencën e testit të koronavirusit dhe do të luante një rol në rinisjen e ekonomisë. Simptomat kryesore të Covid-19 janë kollë e vazhdueshme dhe vështirësi në frymëmarrje. Për testet e tyre studiuesit rekrutuan 98 pacientë në dy vendndodhje si Edinburgh në Skoci dhe Dortmund në Gjermani, 31 prej të cilëve ishin të infektuar me koronavirus.

Burimi: yorkshireeveningpost| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA