JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Protesta masive në SHBA, ‘eliminohet’ një tjetër afro-amerikan nga autoritetet
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27/10/2020 23:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Filadelfia kanë nisur protestat masive, pasi autoritetet 'eliminuan' një 27-vjeçar me ngjyrë. Protestuesit kanë djegur makinat që iu kanë dalë përpara, si dhe kanë thyer xhamat e dyqaneve, raportojnë mediat ndërkombëtare. Policia ka deklaruar se i riu, i identifikuar si Ualter Uallace ka pasur mjet prerës në momentin që e kanë thirrur për t’u dorëzuar. Ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të efektivëve dhe 'eliminimi' ishte e vetmja mënyrë për ta ndaluar. Qindra qytetarë kanë vërshuar në rrugë për të protestuar kundër aktit policor.

Një oficer u godit nga një kamionçinë dhe u dërgua në spital me një këmbë të thyer dhe dëmtime të tjera, tha policia. Ndërkohë parashikohen më shumë trazira dhe është kërkuar ndihmë nga qarqet përreth.

Burimi:CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania