JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bashkëshortja e Almir Dacit mohon identitetin “Jam robëreshë e Allahut”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27/10/2020 23:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari Julian Kasapi ka publikuar në emisionin “Opinion” një mesazh të shkëmbyer mes tij dhe Emanuela Dacit e cila ndodhet në kampin Al Hawl. Emanuela, bashkëshortja e Almir Dacit i vrarë në Siri, në komunikimin me gazetarin shprehet se nuk quhet Emanuela dhe se është robëreshë e Allahut. Ndër të tjera gazetari, i cili një vit më parë pati një udhëtim brenda kampit, tregoi se në Al Hawl janë edhe 6 fëmijë të tjerë jetimë. Ndërkohë, lidhur me rastin e Eva Dumanit, tha se ajo ishte e frikësuar.

Julian Kasapi është shprehur se:

“Eva është mjaft e frikësuar, është e frikësuar nga ushtarët kurdë. Eva Dumani ishte vajza që më ka dalë mua dhe më ka çuar tek shqiptarët. Gjithë shqiptarët janë të frikësuar nga ushtarët kurdë”.