JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shansi i fundit për maturantët/ Shpallet afati i fundit për regjistrime
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27/10/2020 22:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kandidatët që kanë aplikuar për në universitet, dhe nuk janë shpallur fitues as në raundin e tretë kanë ende një shans për të gjetur një vend, qoftë në IAL-të publike apo private. Në këto të fundit kanë mbetur ende kuota të lira, që janë gati të plotësohen. Fakti që janë bosh, jo domosdoshmërisht i bën ato të padëshirueshme. Thjesht nuk kanë gjetur maturantin që ka pikët dhe dëshirën për të ndjekur atë program studimi. Me përfundimin e regjistrimeve online të raundit të tretë, urdhri i Ministrisë së Arsimit iu lë dorë të lirë universiteteve të plotësojnë kapacitetet. Thënë ndryshe, është një mini-raund apo mundësi ekstra që ndihmon IAL-të të ezaurojnë kuotat e lira dhe të rinjtë të futen në auditorë.

KUSHTI PËR REGJISTRIM

Nuk mjafton të ketë kuota të lira në një degë për të zënë vend aty. Kushti i vetëm përpara aplikimit është që kandidati për student të ketë shprehur më herët dëshirën për të studiuar në atë degë. Pra, ta ketë listuar në dhjetëshen e preferencave në formularin e aplikimit në raundin e tretë. Ndërkohë, IAL-të gjatë regjistrimeve respektojnë renditjen e kandidatëve deri në plotësimin e kuotave, thuhet në pikën 8 të udhëzimit të pranimeve. Për çdo detajim të procedurës, e cila tanimë ka ngelur në dorë të njësive bazë, ose dekanateve, të interesuarit duhet të paraqiten pranë sekretarive. Ndonëse urdhri është i njëjtë për të gjithë, fakultetet e aplikojnë ndryshe.