JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“E shikoj vetëm si shok”/ Fjorela refuzon Mevlanin dhe e ofendojnë: U bëre ti moj k***ë!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27/10/2020 20:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të refuzosh një djalë nuk është dhe aq e pranueshme, por kjo ka ndodhur në emsionin “Për'Puthen”. Pas dështimit të takimit me Shqipen, Mevlani filloi të mpleksej pas Fjorelës. Kjo e fundit e ftoi në një takim, mirëpo sipas bukuroshes, gjatë takimit romantik nuk ka ndjerë asgjë. Ndërkohë pas takimit në studio, Mevalni e ka surprizuar Fjorelën duke i dhuruar një buqetë të madhe me lule e një arush gjigant. Këto dhurata, nuk mjaftuan që Fjorela të ndryshonte vendimin e saj në lidhje me Mevlanin.

Vetë bukuroshja ka deklaruar se nuk ka “tërheqje fizike dhe seksuale” për Mevalnin dhe për këtë arsye nuk dëshiron që të dalë në takim me të. Pas takimit të parë, Fjorela e knsideron Mevlanin vetëm si shok. Ndërkohë këtë të martë, u transmetua takimi i Fjorelës me Ervinin. Gjatë diskutimit në studio, Fjorela deklaroi se pas refuzimit që i bëri Mevlanit, shumë persona e kanë fyer, ndërsa shtoi me humor se personat mund të jenë edhe të afërm të Mevlanit.

Fjorela tha:

Më shanin, u bëre ti moj k***ë të refuzosh Mevlanin. Sikur unë çfarë kisha bërë. Të betohem ndonjëherë mendoja se mos janë të afërm të Mevlanit ato që shkruanin.