JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Itali/ I riu shqiptar nuk pranonte ndarjen nga e dashura, inatoset dhe i djeg makinën
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27/10/2020 20:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndarja shpesh herë është e papranueshme dhe shumë e dhimbshme, ndërsa nuk pranohet lehtë. E njëjta gjë ka ndodhur me një 21-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i cili jeton në komunën e Pontinës, në Aprilia. Mësohet se ish e dashura e tij i ka kërkuar ndarjen, mirëpo kjo gjë nuk ishte pritur aspak mirë.

Si hakmarrje, i riu ka përndjekur ish të dashurën, dhe i ka djegur automjetin. Pas një kontrolli të bërë, karabinierët kanë gjetur dhe kanë arrestuar 21 vjeçarin, ndërsa Gjykata Latine vendosi ta dënojë me paraburgim.