JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Biznesmeni italian bëhet baba nga modelja 25-vjeçare, foshnja pagëzohet me një emër të veçantë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27/10/2020 19:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Biznesmeni italian, Gianluca Vacchi, 53-vjeç ka zbuluar se e dashura e tij, 25-vjeçare, Sharon Fonseca ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmi është bërë publik nga vetë Vacchi, i cili përmes një postimi në “Instagram”, ka publikuar një foto të bashkëshortes dhe foshnjes, teksa shkruan se është bërë baba nga një vajzë. Pas lindjes, prindërit e pagëzuan foshnjen me emrin Blu Jerusalem Vacchi. Në foto Vacchi dhe Fonseca shfaqen duke shijuar prindërimin, ndërsa mbanin dorën e vajzës së tyre.

Gianluca Vacchi shkruan se:

Ajo është me ne ... Sharon dhe unë jemi të lumtur të njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë, Blu Jerusalema Vacchi. Falë Zotit, ajo është mirë dhe e duam më shumë se jetën tonë.

Burimi: dailymail/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA