JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Policia dyshonte se shqiptari kishte vrarë çiftin grek/ Pas dëshmisë së vajzës ndryshojnë totalisht pistë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/10/2020 18:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme më datë 26 Tetor 2020 një shqiptar u shpall në kërkim nga policia për vrasjen e një çifti të moshuarish në Chania, Kretë. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur në media. Ndërsa sot pasi është zbardhur dëshmia e vajzës së të ndjerit, policia ka ndryshuar totalisht pistë.

Në kërkim është shpallur një shtetas nga Bangladeshi i cili dyshohet të ketë kryer vrasjen e dyfishtë. Dëshmia e Maria-s, vajzës së së 82-vjeçarit Alexandros Alexandrakisit, është bërë sot publike në media. Ajo është shfaqur mjaft e tronditur nga ngjarja. Tregon se babanë e saj e donte shumë dhe se ai kishte vuajtur shumë kohët e fundit, sepse ishte i sëmurë.

Maria deklaron:

Ata kishin një shtëpi të mirë në Chania. Kishin oborr, të cilin e ndanin së bashku me shtetasin nga Bangladeshi. Ky i fundit ishte me qira tek ta dhe sa duket i ka vrarë. E di që njerka kishte mbledhur disa para dhe arsyeja pse ka kryer vrasjen e dyfishtë mund të jetë, për shkak të parave. Ai ka dashur t’ju vjedhë paratë. E vizitoja shpesh babanë dhe vjehrrën e ngjarja ishte për mua shokuese.