JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dyshohej se ishte gay/ Kanceri i merr jetën 38-vjeçarit, njihej ndryshe edhe si “Princi Playboy”
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27/10/2020 17:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Princi Azim, i cili ishte i biri i gjashtë i sulltanit dhe i katërti në radhë për fronin e Brunei, mësohet se ka ndërruar jetë. Princi simpatik që njihej si “don zhuan”, producent, stilist dhe philanthropist që ndihmonte fëmjët e sëmurë dhe ata me autizëm. ka vdekur në një moshë mjaft të re. 38-vjeçari, producent i filmit “You’re Not You”, me protagoniste Hilary Swan mbahet mend për festat e tij ekstravagante me VIP-a si Pamela Anderson, Janet Jackson dhe Mariah Carey.

Shkak i vdekjes së Azim, mësohet se ka qenë shëndeti i përkeqësuar i tij. Ajo që bëhet me dije është se “Princi Playboy”, vuante nga një sëmundje e rëndë dhe po trajtohej në spitalin e kryeqytetit Bandar Seri Begawan. Luksi vinte falë pasurisë së tij, e cila shkonte deri në $5 miliardë. Disa media në vend, citojnë se Azim vuante nga kanceri. Pas vdekjes, autoritetet në vend mbajtën menjëherë funeralin e tij, ndërsa është shpallur edhe një javë zi.

Ndër të tjera, Azim ose i njohur ndryshe edhe si “Princi Playboy”, shoqërohej dhe festonte shpesh edhe me aktivistë të të drejtave të komunitetit gay e transgjinorë. Ky element ka shtuar disa spekullime në rrjete sociale, ndërsa diskutohet se Azim ka qenë edhe vetë gay. Ndërkohë vitin e kaluar babai i tij, Hassanal Bolkiah, vendosi që ligji duhet të godasë të gjithë homoseksualët, por pas një fushate kritikash sulltani vendosi një moratorium mbi këtë ligj.

Burimi: tatler.com/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA