JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Nami” sërish/ Ndëshkohen 621 qytetarë në 24 orët e fundit, 700 mijë lekë gjobë një 41-vjeçari në Kakavijë!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27/10/2020 16:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërsa vijon monitorimi i qytetarëve që shkelin rregullin e vendosjes së maskës në ambiente të hapura, Policia e Shtetit ka njoftuar se janë gjobitur 621 qytetarë me 30 mijë lekë të vjetra, të cilët janë kapur pa maska mbrojtëse. Ndërkohë një 41-vjeçar nga Mallakastra është gjobitur me 700.000 mijë lekë, pasi ka tentuar të kalojë në doganën e Kakavijës, duke qenë i infektuar me Covid. Në Elbasan është ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë shtetasi P. N., sepse në lokalin në pronësi të tij, në Hotolisht, Librazhd, ka organizuar një ceremoni martesore, duke kundërshtuar masat anti-covid. Gjithashtu një i ri është gjobitur në Durrës me masën 50.000 lekë, pasi është konstatuar si përsëritës i shkeljes së ligjit.