JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

17-vjeçarja e mbetur në kampin e Sirisë, familjarët tregojnë mesazhet: Më kërkoni dhe mua si Eva Dumanin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 27/10/2020 15:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mes shumë fëmijëve dhe familjeve shqiptare që janë akoma të izoluar në kampin Al Hol të Sirisë, është edhe mbesa 17 vjeçare e familjes Shuli. Herë pas here adoleshentja iu shkruan familjarëve ku shprehet se ka frikë që të dalë, por tu japë fotografinë autoriteteve që ta kërkojnë ashtu siç kërkojnë Eva Dumanin. Faxnews ka siguaruar mesazhet ku vajza komunikon me tezen e saj.

Tezja i shkruan mbesës:

Po ju presin ju të gjithë. Shpejt më jepni vendndodhjen të vini se po nuk erdhët do ju vojnë në kamp tjetër. Të lutem lona të përgjërohem. Më shkruaj. Jeni në çadrat që keni qenë? Çfarë numri çadre? Po çmendemi se po nuk dolët s’ju gjejnë dot. Shpëtoi fëmijët dhe veten zemra e tezes. Vetëm më thuaj ku jeni.

Përgjigjja e vajzës:

Teze unë nuk dal se kam frikë. Teze kur vijnë unë dridhem nga frikaTeze nuk dal tek ata se kam frikë se çfarë më bëjnë. Teze a nuk in is dot foton. Teze bashkë jemio le të vijnë të na kërkojnë. Sic e kërkojnë Eva Dumanin me foto, ashtu të më kërkojnë dhe mua.

Gjyshja e 17-vjeçares e cila është martuar atje dhe ka një djalë 3 vjeç thotë se pranë saj ndodhen edhe nipërit e mbesat e tjera. Asije Shuli pretendon se fëmijët mbahen peng nga Emanuela Daci, gruaja e Almir Daci, një prej anëtareve kryesorë të ISIS i cili është vrarë, por aso kohe rekrutoi 20 persona nga Shqipëria.

Gjyshja thotë:

Kam 5 nipër e mbesa. Ndodhen në kampin Al-Hol po tani nuk i gjejnë, kanë ikur nga çadra. I shkruante nuses, dërgonte mesazhe por që kur i iku e ëma po bën 2 vjet, mbetën 5 jetimë atje. I bënin mesazhe nuses na ktheni, merrni mediat të na kthejnë. Ajo është 17 vjeçe vetë, të tjerët 13, 3 vjec, 4 vjeç 7 vjeç. Mbesa e madhe, 17 vjece është e martuar atje që ka një djalë, ai është 3 vjeç. Ne po i ruajmë, nuk janë atje. Një ditë i conte mesazh cupës së tezes që nuk dal dot jashtë, kam frikë se na thonë që vijnë ushtarët ju marrin, ju heqin shamitë, ju rrahin. I kanë vrarë ata që kanë marrë. Është një grua që i mban peng këto. Gruaja është nga Leshnica, Emanuela Daci. Ajo është me këto, ka marrë dhe vajzën e Dumanit dhe një tjetër. Përderisa nuk flasin, çupa ka shkruajtur më morën me zor, dua t ëiki por nuk dal dot nga kampi. Shteti çdo bëjë. I bëj thirrje shtetit. Po përpiqen, po bëjnë sakrificë për ti sjellë. Nuk e tregojnë numrin e çadrës por thonë të vijnë të na kërkojnë, jepini fotografi. Ja kishte marrë fshehurazi telefonin dhe i kishte shkruajtur. Thonë që e ka emrin Emanuela, është e Almir Dacit. Ato ishin jetimë. Thonë që i kanë vrarë motrat që i kanë marrë peng. Dy ditë para kanë folur për herë të fundit. E vërteta nuk dihet si është. I bëj apel shtetit që të na marrë fëmijët. E falenderoj atë anti terrorin që tha do rri këtu derisa ti nxjerr. Të dhëna të sakta për çadrën nuk kam, por ti kërkojnë. Kemi 7 vjet pa i parë.