JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Endri Dumani takon nënën e tij pas shtatë vitesh, shfaqet i hutuar dhe i përhumbur
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27/10/2020 14:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas shtatë vitesh ndarje, Endri Dumani është ritakuar me të ëmën dhe dajen e tij. Në momentin e takimit ai shihet i hutuar dhe nuk reagon fare, çka tregon për vuajtjet dhe traumat që mund të ketë kaluar në kampin Al Hol. Nga pamjet nëna e tij shihet shumë e përmalluar për të birin dhe nuk ndahet prej tij. Endri u mor nga i ati që kur ishte 6 vjeç bashkë me motrën e tij Eva, e cila sipas raportimeve të deritanishme nuk ka pranuar të kthehet nga kampi. Mesa duket vajza është e ndikuar nga disa familje të tjera shqiptare, që janë në kamp dhe që gjithashtu nuk kanë pranuar që të kthehen, për shkak se mund të përballen me drejtësinë në vendin tonë. Gjithashtu u kthyen sot nga Siria dhe Floresha Rasha së bashku me tre fëmijët e saj, të cilët do t'i nënshtrohen një trajtimi mjekësor derisa ta marrin veten dhe të shërohen nga vuajtjet fzikie dhe psikologjike që kanë kaluar.