PROVAT/ Policia e Shtetit me SCREENSHOTE stalkëronte komentuesit e JOQ, ruante një për një qytetarët që bënin like dhe komentonin në postime!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.10.2020, 20:37

Polica e Shtetit vazhdon të marrë pamjen e plotë të një institucioni qesharak, ku qëllimi i tyre nuk është ruajtja e rendit publik dhe shërbimi ndaj qytetarëve, por “spiunimi” i hapur dhe me procesverbale i JOQ ALBANIA, ku faktet e deklaruara ditë më parë treguan hapur sesi faqja e shqiptarëve vëzhgohej nga OPGJ-të, të cilët paguhen nga taksat tona. U vërejt qartë që me të tillë detyrë që marrin OPGJ-të dhe me urdhërat e zyrtarëve policorë rrënjët e krimit në Shqipëri nuk kanë për t’u zhdukur kurrë, por ajo që mund të themi me siguri është se censura e plotë e mediave mund të instalohet shumë shpejt.

Oficerja e policisë gjyqësore, Dorina Rarani, është ajo e cila ka patur radhën nga kolegët e saj për t’iu paraqitur shefave se çfarë ndodh me JOQ ALBANIA dhe kush janë qytetarët që pëlqejnë e komentojnë në postimet e publikuara. Pasi ka ndezur kompjuterin e agjitacionit dhe propagandës, oficerja ka vazhduar stalkërimin e faqes, duke marre një për një çdo ‘like’ dhe çdo koment të qytetarëve në një prej postimeve të JOQ ALBANIA. Gjithashtu ajo tregon me detaje se si kanë reaguar të gjithë qytetarët që kanë parë videon, duke dëshmuar edhe emojin të cilin ndjekësit e faqes kanë klikuar.

Më pas Rarani, ka bërë detyrën kryesore që i është urdhëruar, stalkërimi i komenteve të qytetarëve, që me siguri sekti i policisë i mbuluar me ngjyrën mavi të pushtetit, ka shpallur armik të vendit këdo që ka komentuar fjalë që nuk i shërbejnë regjimit që duan të instalojnë. Në vazhdimësi të punës, oficerja futet në rubrikën 'Videos' të faqes JOQ ALBANIA në Facebook.

Pas vëzhgimit të tyre, videoja e ‘kryesore’ e procesverbalit shkarkohet dhe hidhet në një CD, ku e rëndësishme për ata që do u vejë në dorë, janë qytetarët që kanë komentuar. Ashtu si edhe në çdo procesverbal tjetër, parodia qëndron në faktin se në lidhje me këtë postim nuk u konsiderua asgjë e parregullt, ndërsa oficerja ka shtyrë ditën dhe është paguar nga qytetarët shqiptarë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit