Hervin Fora, i klanit të “HIENAVE” (Oligarkëve të Shëndetësisë). Rropi shqiptarët me maska 8 MIJË LEKËSHE

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.10.2020, 18:02

Sot do të flasim për një prej kompanive që ka ngrënë më së shumti taksat e shqiptarëve në sektorin e Shëndetësisë me ndërmjetësim të qeverisë. Kompania EUROMED është në pronësi të Hervin Forës, një prej gllabëruesve më të mëdhenj të sektorit të cili i besohet thela më e madhe e Buxhetit të Shtetit, duke mos lënë pa përmendur këtu edhe ortakun e tij Sokol Topçiun. Ky i fundit, në bandën e "hienave" të kompanisë 'Euromed' (Engjëll Hoxha 90%, Hervin Fora 10% dhe administrator Armand Alliu) e kanë kthyer Manastirliun në fshesë me korrent që përthith paratë publike për llogari të tyre.

Le të kthehemi pak muaj pas në kohë, kur Hervin Fora së bashku me ortakun e tij Topçiun, i bënë “top” miliardat e shëndetësisë, rreth 2.8 milionë euro për blerjen e maskave për COVID-19, kontrata për këtë tender nuk u bë kurrë publike megjithëse është e detyrueshme me ligj, as specifikat e përzgjedhjes së kompanive deh asnjë detaj tjetër, pasi Ministria e Shëndetësisë me në krye Manastirliun, "Power Ranger-in" Mavi në krah të Ramës që kur ka qenë kryetar bashkie, e konsideronte informacion “në interes thelbësor të shtetit”.

Kështu në kompanitë e Forës dhe Topçiut, një maskë i ka kushtuar qeverisë 8 mijë lekë me shumicë, ndërsa qytetari e ble me 4 mijë lekë me pakicë në çdo farmaci. Një llogari-çmenduri! Shpërdorim i Fondeve të Shëndetësisë me kompanitë që u bënë të arta duke shitur maska me 8 mijë Lekë copën me shumicë, mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse mjekësore me çmim 2-3 fish më të lartë sesa çmimi i tregut.

Tendera të tillë të Shëndetësisë, abuzivë, klientelistë dhe korruptivë që mbahen vetëm për të mbushur xhepat e klientëve të Rilindjes, po çojnë në “keqpërdorim të fondeve publike”. Në lidhje me këtë tender me lerë marramendëse dhe shumë të tjerëve të mbajtur nga MSH gjatë kohës së pandemisë, u bënë subjekt hetimi për SPAK, megjithëse nuk dihet si shkoi hetimi penal i tyre, pasi u pushua tërësisht. I pyetur për progresin në lidhje me këtë çështje, KLSH tha për mediat më 5 gusht se nuk kishte asnjë koment për të bërë.

Në fillim të 2020-ës kjo kompani ka fituar 2 tendera me një shifër totale prej 445 milionë lekësh. Tenderin në shifrën më të madhe, e ka fituar nga Universiteti i Tiranës 360 MILIONË LEKË, ndërsa tjetrin e ka fituar nga “SPITALI RAJONAL BERAT” më një fond prej 79 MILION LEKËSH dhe që ka si objekt “Furnizim me Kite dhe Reagente për afat 12 muaj.” Për këtë tender vetëm dy ditë kjo kompani është shpallur fituese dhe ka mundur të gllabërojë një copë të mirë të parave publike.

VËZHGIM/ SA MILIARDA NGA PARATË E SHQIPTARËVE KA "PËRTHITHUR" EUROMED?

Nëse i bëjmë një vëzhgim të detajuar kompanisë së hienave të tenderave të Shëndetësisë, vërejmë se EUROMED, renditet në vend të 10-të ndër kompanitë gjakpirëse të popullit, me 5 MILIARD LEKË PA TVSH tendera në këtë fushë. Kompania e Forës ka përfituar 13.6% të kontratave me shtesë, që do të thotë shtim vlere monetare për një tender që tashmë e ka fituar. 35.8% të tenderave që ka përfituar i ka me procedurën Negocim të Drejtpërdrejtë, ose thënë thjesht PARA NË DORË! Institucioni që i ka dhënë më shumë kontrata publike është Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë, 34 të tilla me vlerë 72 MILION LEKË PA TVSH.

36 nga tenderat e fituar në këtë sektor të shtetit, kjo kompani i ka fituar në shkelje me ligjin, procedura tenderimesh publike të klasifikuara si REDFLAGS për mungesë konkurrence dhe gare dhe skualifikim të gjithë operatorëve të tjerë konkurrues veç fituesit.

Mbi 400 MILIONË LEKË ME TVSH ka përfituar kjo kompani nga Buxheti i Shtetit, transaksione për 4 vite (2015-2020).


“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit