Më 24 shtator të 2006, Eder Marila, shtetas shqiptar, vrau një grua të moshuar në Itali dhe plagosi disa të tjera. Marila u konsiderua si “vrasësi i zonjave të vjetra” dhe kishte luftuar me një betejë të gjatë ligjore duke apeluar ankesa në Gjykatën e Lartë. Të gjitha ankesat u refuzuan me konfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm. Ai vdiq të enjten në mbrëmje në burgun e Padovas.
Hetuesit e burgut dhe policisë shkencore, kanë zbuluar që shqiptari ka thithur gazin e bombolës e cila ishte në gatim. Nëna nuk i beson tezës së vetëvrasjes, e cila me avokatin Piero Venturi kërkoi që një ekspert privat të ishte i pranishëm në autopsinë që do të kryhet në ditët në vijim.
Burimi: TopNews| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA