Ndryshimi i orës, argumente pro dhe kundër

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.10.2020, 01:46

Për shumë prej nesh, ndryshimi i orës është një rutinë e përvitshme, për të cilën nuk mendojmë shumë, por natyrisht ka shumë vende që nuk e bëjnë këtë. William Willett për herë të parë hodhi idenë e British Summer Time (BST), i njohur gjithashtu si Daylight Saving Time, në vitin 1907. Sidoqoftë, për fat të keq, Willett vdiq para se të mund të shihte të zbatuar sistemin e tij, ndërsa Gjermania e zbatoi atë një vit pas vdekjes së tij në 1916, pasuar nga Britania e Madhe.

Por njerëzit kanë diskutuar shpesh nëse duhet ta mbajmë sistemin ashtu siç është, të qëndrojmë me orën e kursimit të ditës gjatë gjithë vitit ose ta heqim atë plotësisht. Ata që e mbajnë atë gjatë gjithë vitit argumentojnë se kjo do të na ndihmonte për të kursyer energji, për të zvogëluar trafikun dhe për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor. Plus që, nga të gjitha vitet, 2020 është më pak e merituara për një orë shtesë, kështu që tani është koha e përkryer për të mos e kthyer kohën. Një kundër-argument i zakonshëm është që fëmijët rrezikohen gjatë rrugës për në shkollë në mëngjeset e errëta të ditëve të dimrit.

Ata që mbështesin ndryshimin e orës thonë se orët më të gjata të ditës në verë ndihmojnë për të mbledhur energji e për të rritur produktivitetin në punë. Ndërkohë kundërshtarët argumentojnë se është shumë e vështirë të përshtatesh me ndryshimin e orës dhe se kjo gjë ndikon negativisht në çështje të shëndetit. Komisioni Europian zbuloi se në ndryshimet e orëve ka shumë pak nivele të kursyera energjie. Anëtarët e vendeve të BE-së aktualisht janë të detyruar të ndryshojnë orën e verës të dielën e fundit të marsit dhe në kohën e dimrit të dielën e fundit të tetorit.

Burimi:Ladbible |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit