Rriten tensionet Turqi-Francë, Parisi tërheq ambasadorin në Ankara pas deklaratës së Erdogan-it

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.10.2020, 00:58

Politika e Tayip Erdogan u përshkrua si e rrezikshme nga homologu i tij francez, Emanuel Macron, pas deklaratës së presidentit turk se kreu i shtetit francez ka nevojë për psikiatër dhe kontroll të shëndetit mendor. Presidenca franceze ka denoncuar, në veçanti, deklaratat e papranueshme të presidentit turk, i cili vuri në dyshim ” shëndetin mendor ” të homologut të tij francez Emanuel Macron, për shkak të trajtimit të tij ndaj myslimanëve.

Deklarata e presidencës franceze:

Deklaratat e Presidentit Erdogan janë të papranueshme. Provokimi dhe vrazhdësia nuk janë një metodë. Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë rrjedhën e politikës së tij, sepse ajo është e rrezikshme në çdo mënyrë. Ne nuk përfshihemi në një luftë të padobishme dhe nuk pranojmë fyerje”, njoftoi presidenca franceze, duke njoftuar se Parisi po thërriste ambasadorin francez në Ankara për konsultime.

Franca vëren gjithashtu mungesën e mesazheve të ngushëllimit dhe mesazheve të mbështetjes nga Presidenti i Turqisë pas vrasjes së Samuel Patti, mësuesi i cili u pre kokat një javë më parë në një sulm islamik pranë shkollës së tij në periferi të Parisit. Kujtojmë se tensionet mes dy vendeve kanë disa muaj që janë rritur në fakt, pasi Franca ka dalë në mbështetje të Greqisë në konfliktin që ka kjo e fundit me Turqinë në Mesdheun Lindor.

Burimi: france24.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit