Voltana Ademi e PD, i mbush xhepat nipit të Sadri Abazit të PS me 400 milionë lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.10.2020, 21:51

Dhe ja ku i rikthehemi përsëri të njëjtës temë. Asaj që PS dhe PD bashkëpunojnë më së miri me njëri-tjetrin kur vjen puna tek paratë. Nëse gjithë kohës “gjoja” zihen në TV si macja me miun, në të vërtetë, pas kamerave “fryhen” e ngopen së bashku. Deri më sot ju kemi paraqitur shumë raste të tilla ku eksponentë të PS në pushtet u jepnin tendera kompanive të lidhura me eksponentë të PD. Rasti më i fundit përfshin kryetaren e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Siç dihet Voltana është pjesë e Partisë Demokratike prej vitesh. Mirëpo rezulton se ajo i ka dhënë dy tendera me negocim dhe pa njoftim Arbër Abazit, nipit të eksponentit dhe ish deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderat me numra reference REF-75857-10-16-2020 dhe REF-75858-10-16-2020. Objektet e tyre janë respektivisht “Shërbimi i Pastrimit Qytetit Zona Jugore A” dhe “Shërbimi i Pastrimit Qytetit Zona Veriore B”.

Për tenderin e parë, kompania e nipit të Sadri Abazit, ALKO-IMPEX General Construcion, ka ofruar vlerën 18,255,755 lekë të reja pa TVSH ose rreth 220 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër është e barabartë me 96% të fondit limit të tenderit. Ndërsa për tenderin e dytë, kompania ALKO-IMPEX General Construcion ka ofruar vlerën 14,607,335 lekë të reja pa TVSH ose rreth 175 milionë lekë të vjetra. Edhe në këtë rast, shifra e ofruar është thuajse e barabartë me fondin limit, përkatësisht rreth 96%.

Pra siç shikohet, në total kompania e nipit të Sadri Abazit, ka marrë nga Voltana Ademi rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH nëpërmjet procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës dhe ku vlera e ofruar është thuajse e njëjtë me fondin limit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit