Gjatë mbrëmjes së sotme është regjsitruar një ngjarje shumë tragjike. Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrashbull të Durrësit. Mësohet se një makinë ka përplasur një vajzë. Sipas informacioneve të mbërritura pranë redaksisë së JOQ Albania, vajza mund të ketë qenë rreth të tridhjetave, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas dëshmitarëve okularë, segmenti rrugor ku ka ndodhur aksidenti është pa ndriçim dhe pa mbikalim.