Një përléshje fizike është regjistruar në një lokal në zonën e “Misto Mames” në Tiranë. Dy persona, teksa kanë qenë në kafe të ulur me njëri-tjetrin papritur janë përléshur fizikisht. Fillimisht gjithçka ka nisur si shaka, por njëri prej tyre është acaruar shumë dhe është vërsulur keq ndaj shokut të kafes.
Gjerat mes tyre i ka qetësuar një vajzë, e cila ka qenë në një tavolinë me ta. Qytetari, i cili ka dërguar videon shprehet se personat e përfshirë në ko.nflikt janë peshëngritës.