Dhuna ndaj femrave është një ndër plagët e shoqerisë sonë. Dita-ditës vërejmë raste si të dhunës fizike ashtu edhe të asaj psikologjike. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Shushicë.
Shtetasi me inicialet L.M 30 vjeç banues në fshatin Shushicë në Elbasan, është arrestuar nga Policia e Elbasanit. 30 vjeçari akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë: