Policia italiane ka ecur me 230 km në orë nga Roma në Italinë veriore, me një Lamborghini Huracan të pajisur posaçërisht nga Padova në Romë për të transportuar një veshkë te një pacient në spitalin Gemelli të kryeqytetit në një mision shpëtues.
Oficerët, të cilët përshkuan 490 km në 3 orë, bënë udhëtimin në një kohë rekord, duke dërguar veshkat në mënyrë të sigurt në spitalin ku mjekët ishin në gatishmëri për të vazhduar me operacionin urgjent. Koha e zakonshme e udhëtimit, në një makinë të rregullt, është 4 orë e 40 minuta.
Makina garuese me 600 kuaj fuqi është modifikuar posaçërisht për të kryer aktivitete të shpëtimit të jetës, me bagazhin e saj të përparmë që përmban pajisje frigoriferike për transportimin e organeve dhe një defibrilator për shpëtimin e urgjencës.
Burimi: Wanted in Rome Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA