Ka ndërruar jetë në spital mjeku kirurg i spitalit të Lezhës, Qesk Gjergji. Kirurgu, i cili pasditen e djeshme u aksidentua, pasi makina me të cilën ishte duke udhëtuar doli nga rruga, nuk ka mundur dot t'i mbijetojë plagëve të marra. Gjergji ishte duke udhëtuar me makinën tip “benz” kur humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal, në anë të rrugës. Nuk dihen edhe shkaqet e këtij aksidenti, por mësohet se kirurgu i Spitalit të Lezhës ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, në Tiranë ku u transportua menjëherë pas aksidentit.