Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Shkodër. Aksidenti është regjistruar në dalje të qytetit, në fshatin Balldre. Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi Q.Gj.,ka humbur kontrollin e mjetit duke dale nga rruga. Për pasojë shtetasi është lënduar, teksa është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë: