Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është përplasur me një ambulancë maqedonase. Mësohet se në aksident është përfshirë edhe një person tjetër, i cili po merr oksigjen në ambulancë. Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit.