Cristiano Ronaldo vijon të jetë ende pozitiv me koronavirus, por nuk e ka humbur shpresën për të qenë pjesë e Juventusit për duelin kundër Barcelonës në Champions League. Sipas mediave italiane, portugezi ende shpreson se mund të paraqitet në takimin ndaj Barcelonës.
Ylli bardhezi pritet të bëjë edhe një test të shtunën dhe nëse rezulton negativ atëherë do të lejohet të luajë në Champions javën tjetër. Edhe mesfushori i Juventusit, McKennie, i cili gjithashtu është pozitv, pritet të bëjë testin për të parë nëse e ka tejkaluar koronavirusin. Të dy lojtarët do të mungojnë në Serie A, në ndeshjen ndaj Veronas që Juventusi e luan të dielën.