Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj është shoqëruar paraditen e kësaj të premteje në Policinë e Lezhës. Bëhet me dije se Ndocaj është shoqëruar me forcë nga efektivët e policisë. Ndocaj pati incident gjatë përurimit të shtëpisë Muze të Gjergj Fishtës. Ai nuk morri pjesë në këtë aktivitet ku kishte marrë pjesë edhe Edi Rama sepse s'kishte marrë ftesë dhe si duket është acaruar aq shumë saqë ka bërë që efektivët e policisë të vendosnin rregull dhe ta shoqëronin në komisariat.