Një sherr për motive banale është rregjistruar para pak minutash në fshatin Hotolisht të Librazhdit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person. Mësohet se i riu me inicialet F.D është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore. I riu ka marrë mjekimin në spitalin e Librazhdit dhe po niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.