Ditën e sotme është konstatuar një trup i pajetë, në një objekt në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Shkaku i vdekjes së personit nuk dihet ende, ndërsa raportohet se viktimës nuk i është gjetur shenja dhune. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se personi i gjetur pa ndjenja mund të jetë endacak. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të ndjerit.
Njoftimi i Policisë: